Një ditë pas konferencës së presidentit Ilir Meta, i cili lëshoi akuza të forta kundër kreut të Qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Mbledhja u zhvillua për rreth 90 minuta në selinë e Partisë Socialiste. Ajo që u diskutua me deputetët dhe anëtarët ishin hapat e mëtejshëm të shkarkimit të presidentit Meta.
Kryesia vendosi gjithashtu të thërrasë Asamblenë e PS në fund të muajit korrik. Ndërkohë që kryeministri ka kërkuar të bëhet edhe një analizë e rezultatit të votimeve të 30 qershorit.
Ai nuk i ka komentuar ende deklaratat e presidentit Meta, i cili foli dje për një grup të strukturuar që punon kundër interesave të Shqipërisë. Meta gjithashtu shpalli dhe propozimin e tij për të dalë nga kriza duke ofruar zgjedhje të përgjithshme, lokale dhe presidenciale në 13 tetor. /Opinion.al