Menjëherë pas deklaratave të forta të Leonard Bombajt dje në emisionin “Oktapod” i cili tha se Ajsi Xhaxhaj e ka përjashtuar nga Sirea Film pasi u zbulua se ajo trafikohej dhe duke pohuar se historia e përdhunimit është një farsë, ka ardhur edhe reagimi i aktores.
Përmes një statusi në facebook, Ajsi ka zgjedhur t’i përgjigjet Bombajt me një shprehje. “Për sa kohë historia do te shkruhet nga gjuetarët, luanët nuk do të nderohen kurrë! Kujt i intereson…”, shkruan ajo.