Life Style

Pas bukës së Kryemadhit edhe Grida Duma provon gatimet e qytetares


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 04/03/21 |
el ida

Ndonëse fushata nuk ka nisur zyrtarisht, përfaqësuesit politikë janë duke zhvilluar tashmë në mënyrë të vazhdueshme takime me qytetarët.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë njërit prej këtyre takimeve është ndalur në shtëpinë e një qytetareje dhe nuk ka hezituar të provojë gatimet e saj.

Ajo ka publikuar disa foto në rrjet ndërsa shprehet se është larguar me ndjesitë më të bukura nga aty.

“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.

“Do ta provoj se s’bën” – i thashë “dhe do ta marr vetë e do ulem aty”.

“Shyqyr që na mbushët shtëpinë se të tre fëmijët i kam jashtë!”

U largova  me ndjesitë më të bukura!”, shkruan Duma.

Kujtojmë se një imazh të ngjashëm kemi hasur disa ditë më parë në Elbasan, ku kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shërbeu vetë bukën e gatuar nga e zonja e shtëpisë./Opinion.al

Pas