Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Brukselit, ne nuk mund ta luftojmë terrorin me terror

2016/03/23 at 9:20 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas Brukselit, ne nuk mund ta luftojmë terrorin me terror

Nga Damir Rafi/Huffington Post-


Me të paktën 30 njerëz të vrarë në Bruksel e qindra të plagosur, dhe me dhjetëra të plagosur në Stamboll vetëm pak ditë më parë, bota përsëri shikon, e  pafuqishme,  tmerrin  dhe  mizorinë e autorëve, teksa hesht në zi për viktimat e pafajshme.

Cili do të jetë reagimi pas këtyre sulmeve të fundit? Shumica e njerëzve, pa dyshim, do të mbajnë zi në heshtje, do të pikëllohen për një tjetër  tragjedi njerëzore, sepse fryma e njerëzimit në përgjithësi është gjithmonë e mbushur me dhembshuri dhe guxim, madje edhe në kohët më të këqija. Mirëpo, në anën tjetër të medaljes, media sociale ka treguar tashmë se racionaliteti ndoshta nuk do të jetë e vetmja përgjigje.

“Mbani refugjatët jashtë!”-mund të qajnë disa njerëz. “Nuk ka paqe deri sa Islami të jetë zhdukur!” -mund të bërtasin disa të tjerë. “Ne ju kemi thënë se kjo do të ndodhë”. Individët të tillë si Katie Hopkins dhe Donald Trump kanë përdorur tashmë sulmet për të zgjeruar axhendat e tyre në përhapjen e frikës dhe panikut.

Ndoshta qeveritë do të reagojnë në të njejtën mënyrë sic reaguan kur Parisi ishte nën sulm disa muaj më parë. Qoftë me qëllim të mirë apo të keq, qoftë thjesht për shkak të kaplimit nga frika, ose si një justifikim për të marrë më shumë pushtet, autoriteteve u është dhënë leje e përkohshme për të kontrolluar shtëpinë e cdokujt pa një urdhër kontrolli, që njerëzit të vihen nën arrest shtëpiak pa gjyq, dhe që çdo faqe interneti të jetë e bllokuar. Në ditët pas sulmeve në Paris, nënat myslimane me foshnjat e rinj ishin të mallkuar dhe abuzuar në rrugë, xhami dhe restorante në pronësi të myslimanëve u vandalizuan dhe vajzat e reja myslimane u dëmtuan fizikisht.

Apo më keq, ndoshta sulmi në Bruksel do të nxisë më tej vdekjet civile në Lindjen e Mesme nëpërmjet rritjes së bombardimeve. Ne nuk mund dhe nuk duhet të luftojnë terrorin me terror. Ne harrojmë se në qoftë  ne vazhdojmë të zgjidhim punë me drona në vend të demokracisë, atëherë shumë shpejt luftërat që ne furnizojmë do të përplasen mbrapsht tek ne, si një jehonë shkatërruese, apo edhe më e fortë.

Pas çdo sulmi, çdo herë që një grup brutal terrorist kryen krimet, të njëjtat pyetje janë pyetur, akuza të njëjta janë ngritur. Çdo here që një sulm është kryer, çarja në shoqërinë tonë rritet me një heshtje të fortë, ndarja në komunitetet tona rritet gjithnjë e më keq, fija që na lidh, si qytetarë, si qenie njerëzore, bëhet gjithnjë e më hollë.

“Pse nuk po flasin më shumë mysliamë?” mund të pyësin disa njerëz me zemërim. Për ta kam përgjigjen: “ata janë.” Ata flasin jo vetëm kur një sulm ndodh, por në fakt vazhdimisht. Vetëm tre ditë para sulmeve të Brukselit, Komuniteti Musliman Ahmedia mbajti Simpoziumin e tij vjetor të Paqes, ndjekur nga muslimanët dhe jo-muslimanët nga të gjitha sferat e jetës britanike; politikanët, ushtarët, mësuesit dhe personalitete të tjera. Fjalimi kryesor u mbajt nga Mirza Masrur Ahmedi, lideri shpirtëror i dhjetëra miliona myslimanë në mbarë botën. Fjalimi i tij pikturoi një pamje të Islamit shumë të ndryshme nga ajo e terroristëve:

Islami nuk është fajtor për “Shtetin Islamik”. Profeti Muhamed u shpreh kundër terrorizmit shekuj para se ai të ekzistonte. “Feja është shumë e lehtë”, tha ai. “Ju nuk duhet të jeni ekstremistët, por të përpiqeni të jeni në afërsi të përsosjes dhe të merrni lajmin e mirë që do t’ju shpërblehet”.

Sot ka mbi tridhjetë luftëra që po shkatërrojnë ngastra të mëdha të botës, me vetëm njëmbëdhjetë vendeve aktualisht të lira nga përfshirja në konflikt. Këto janë kohë të dëshpëruara. Dhe ata që janë bërë pjesë e luftës kanë  dëshmuar brutalitetin dhe shkatërrimin, edhe nëse mbijetojnë, përballen me barrën e kujtimeve dhe përvojave të tyre, për pjesën tjetër të jetës. Përdorimi i dhunës si përgjigje ndaj dhunës nuk duhet të jetë një vendim i marrë lehtësisht. Sido që të jetë reagimi i botës pas sulmeve të Brukselit, ai duhet të jetë i kujdesshëm.  Ai duhet të kalojë  në arsyen dhe drejtësinë. Çdo gjë më pak se kjo, do të ofrojë më shumë “justifikim” për ekstremistët që kërkojnë të radikalizojnë të rinjtë. Çdo gjë më pak se kjo,  do të thotë se gjaku i njerëzve të pafajshëm do të jetë në duart tona. Çdo gjë më pak se kjo, do të thotë se ne jemi një hap më afër për të bërë atë që e urrejmë.

Përktheu për Opinion.al: Alteo HYSI



Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para

Çfare mendoni për deklaratat e Donald Trump?

Video/ Majlinda Bregu: Donald Trump, model i krizës që po kalon Amerika

Video/ Majlinda Bregu: Donald Trump, model i krizës që po kalon Amerika

Video/ Agim Nesho: Trump populist që fiton nga pasiguria e amerikanëve

Video/ Agim Nesho: Trump populist që fiton nga pasiguria e amerikanëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}