Të mërkurën u zhvillua në Las Vegas ndarja e çmimeve “Billboard Music Awards”.
E pranishme në këtë event ka qenë edhe këngëtarja Kelly Clarkson, e cila nuk e ka shijuar aspak. Sipas mediave të huaja gjatë eventit Kelly është përfshirë nga dhimbjet e apandesitit.
Ajo është larguar menjëherë për në shtëpinë e saj në Los Angelos, ku i është drejtuar menjëherë sallës së operacionit.
“Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha e gjitha në lot prej dhmbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem shumë mirë. Mirupafshim apandesit”,-ka shkruar Kelly në rrjete sociale, duke qetësuar fansat e saj se tashmë ndihej mirë./Opinion.al/