Bota

Pas Biden dhe Trump, zbulohen dokumente të klasifikuara dhe në banesën e Mike Pence



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 24/01/23 |
Opi Nion

Në shtëpinë e ish-nënpresidentit amerikan, Mike Pence, janë gjetur dokumente të klasifikuara.

Dokumentet, që janë zbuluar nga një avokat, javën e kaluar në shtëpinë e Pencit në Indiana, i janë dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Përfaqësuesit e Pence u kanë dërguar letër Arkivave Kombëtare, duke i njoftuar për dokumentet.

FBI më pas ka shkuar në shtëpinë e ish-nënpresidentit për t’i mbledhur ato.

Së fundi është raportuar se dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Presidenti Biden ka ofruar qasje “në shtëpinë e tij për t’i lejuar Departamentit të Drejtësisë të kryejë kërkime për material potencial të klasifikuar” kanë thënë autoritetet.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur më parë edhe në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai, bashkë me avokatët, i kanë rezistuar dorëzimit të dokumenteve, derisa FBI-ja e ka bastisur shtëpinë e tij në Florida.

Trump përballet me hetime penale nën dyshimet për keqpërdorim të dokumenteve. Ai ka hedhur poshtë çdo keqbërje, dhe ka pretenduar se presidenti Biden është duke u trajtuar më mirë nga FBI-ja.

Pas