Ndërsa po zhvillon një takim ne selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj force, Ambasadori Amerikan Lu duket se do të ketë ne vijim një takim edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, bëjnë me dije burime për Opinion.al.
Këto takime të Ambasadorit Amerikan vijnë dy ditë pas ngjarjeve të fundit në parlament dhe kundërshtimit të opozitës për të votuar Kryeprokuroren, shoqëruar edhe me protesta.
Në një kohë kur Ambasadori Lu ka mbështetur zgjedhjen e kryeprokurores së Përkohshme edhe pse opozita e ka cilësuar atë antikushtetues, duket se marrëdhëniet e tij me opozitën nuk kanë qenë në një klimë shumë pozitive.
Pritet të mësohet qëndrimi Ambasadorit Lu edhe për protestat e paralajmëruara të opozitës në janar.