Rajoni

Pas babait, Kadri Veseli humb edhe nënën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 07/01/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta nëna e Kadri Veselit, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Veseli, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare, Ajshe Veseli.

Ajo do të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërsa ende nuk dihet nëse Veseli do të mund të marrë pjesë në lamtumirën e nënës së tij.

Sipas njoftimin varrimi do të bëhet në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Kujtojmë se më 7 korrik të vitit të kaluar, Kadri Veseli humbi edhe të atin.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të dashur familjarë e miq,

Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.

Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne! Familja Veseli”-thuhet në njoftim.

Pas