Kronikë

Pas automjetit, Lul Berishës i kthehet edhe nafta e sekuestruar nga OFL


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 12/11/20 |
Al Do

Pas automjetit ë blinduar, Lulzim Berishës i është rikthyer nafta e sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit si edhe licenca e tregëtimit të hidrokarbureve.

Mësohet se prokuroria e Durrësit ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1 milion e 200 mijë litrat e naftës dhe Gjykata Administrative e ka pranuar atë duke rikthyer gjithashtu licencat e aktivitetit të kompainsë “Rajan 2007”, në pronësi të ish-kreut të bandës së Durrësit.

“Shfuqizimin e Vendimit nr. 27, datë 06.05.2020 të Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, dhe Urdherit nr 16, datë 08.05.2020 “Per revokimin e Licencës. “Tregetimi me shumice i Naftes, Gazit, Nenprodukteve perfshire ato bio si dhe lendet djegese” me nr. LN-8067-08-2019 te subjektit “Rajan 2007” të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, të vendosur me vendimin e datës 07.10.2020 të kësaj gjykate.

Rrëzimin e padisë për dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykaten Administrative të Apelit”, citohet në vendim.

Pak kohë më parë gjykata vendosi t’i kthejë Berishës, automjetin e blinduar dhe me vendimin e sotëm, bilanci i OFL ndaj tij bëhet zero.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

OFL arsyetoi asokohe se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi Lulzim Berishës iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Lulzim Berisha, një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit, u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, ai rifitoi lirinë, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vitet e mbetura nga dënimi do ti kalojë në “liri me kusht”./ Opinion.al

Pas