Sport

Pas atakut në zemër, Christian Eriksen rikthehet në Premier League



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 31/01/22 |
Opi Nion

Christian Eriksen do të rikthehet në fushën e blertë. Mediat e huaja njoftojnë se futbollisti ka nënshkruar me klubin e Premier Ligës Brentford të hënën, pothuajse shtatë muaj pasi pati një arrest kardiak në fushë në Kampionatin Evropian.

Eriksen ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit në maj me klubin e Londrës Perëndimore.

Faqja zyrtare e klubit konfirmon afrimin e ish-lojtarit të Tottenhem Hotspur, përmes një klipi.

Periudha e fundit ka qënë tepër delikate për Eriksenin. 29-vjeçari pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e Euro 2020 më 12 Qershor të vitit të kaluar në ndeshjen mes Danimarkës së tij dhe Finlandës./Opinion.al

Pas