Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas akuzave të PD, tërhiqet Minstria e Arsimit: Prindërit të mos dorëzojnë numrin personal të ID në shkolla

2018/05/04 at 3:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Nikolla: Kam qenë 20 orë në dispozicion të Komisionit të Edukimit

Një kërkesë disi e çuditshme u shpërnda dje në të gjitha shkollat e Tiranës, ku u kërkohej prindërve që të dërgonin me urgjencë në shkolla numrin personal të kartës së identitetit, adresën e e-mail, numrin e telefonit, pra të gjithë të dhënat personale. Askush në drejtoritë e shkollave nuk e dinte arsyen se pse po mblidheshin të dhënat e gjithë prindërve, thjesht ishte një urdher i ministrisë.


Partia Demokratike e quajti abuzive dhe përmes Albana Vokshit deklaroi se “formularët e gatshëm janë shpërndarë nga kryeministria me të dhënat për kartat të identitetit, numrat e telefonave, e-maileve .Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë PRINDËRVE të refuzojnë të japin të dhënat të tyre personale, pasi, përveçse mund të keqpërdoren në kazanët zgjedhore të Rilindjes, është krejtësisht e paligjshme dhe të dhënat e tyre rrezikojnë deri sigurinë e jetës”.

Ditën e sotme ka reaguar Ministria e Arsimit, dhe është terhequr nga kërkesa që kishte për prindërit për të dorëzuar numrin personal të kartës së identitetit në shkolla.

Lexoni të plotë deklaratën e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë komunitetin e prindërve dhe publikun për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit se;

MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë.
Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e Numrit ID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm siç interpretohet nga subjekte të caktuara politike, por kanë një dhe vetëm një qëllim, informimin e prindërve se çfarë ndodh në çdo orë mësimi në çdo shkollë të Shqipërisë.

Theksojmë edhe një herë, se të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta, në rastin më të mirë dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve.

Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.

Do të vijojmë më ngritjen e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.

/Opinion.al

Etiketa: IDMinistria e Arsimitnumripersonalprindershkolla


Ju sugjerojmë

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

22 Shtator, 2025 10:23 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Shkarkimi i Erion Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki mblidhet nesër për…

22 Shtator, 2025 10:13 am
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

22 Shtator, 2025 10:01 am
Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë
Bota

Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë

22 Shtator, 2025 9:18 am
Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez
Aktualitet

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22 Shtator, 2025 8:42 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Para
E dini rolin e Princeshë Charlotte në dasmën e xhaxhait të saj?

E dini rolin e Princeshë Charlotte në dasmën e xhaxhait të saj?

Gafa në shkresën e Tahirit: La mandatin para 1 viti?!

Gafa në shkresën e Tahirit: La mandatin para 1 viti?!

Dalin detajet e arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, kishte ndryshuar emrin

Dalin detajet e arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, kishte ndryshuar emrin
















TE FUNDIT

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
22 Shtator, 2025

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njoftuan njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës të dielën, në një përpjekje për të...

Lexo më shumë

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
22 Shtator, 2025

Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për tu dorëhequr si kryetar i...

Lexo më shumë

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
22 Shtator, 2025

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Mësohet se...

Lexo më shumë

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
22 Shtator, 2025

Në ceremoninë e lamtumirës për aktivistin amerikan Charlie Kirk që u vra më 10 shtator gjatë një eventi universitar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com