InstaBIZ

Pas aksidentit, Princ Philip dorëzon patentën


               Publikuar në : 10:47 - 10/02/19 |
b.f

Princ Philip ka hequr dorë nga patenta dhe ua ka dorëzuar autoriteteve britanike. Duka i Edinburgut u përfshi në një aksident para një muaji. Një grua theu krahun dhe faji ishte i 97 vjeçarit.

Dy ditë pas aksidentit policia këshilloi Princin Philip që të vendoste rripin e sigurimit. Ai ishte fotografuar duke qarkulluar në rrugë me automjet pa rrip sigurimi. Pallati Mbretëror tashmë ka njoftuar se Duka i Edinburgut ka dorëzuar patentën e tij ditën e shtunë. Edhe policia konfirmoi se ka marrë patentën e Princit 97-vjeçar.

Mësohet që Duka i Edinburg të ketë pranuar se aksidenti ndodhi për faj të tij, raporton BBC.  E dëmtuara fillimisht u shpreh e zhgënjyer pasi askush nga familja mbretërore nuk ishte interesuar për të. Por, disa ditë më vonë, vetë Princi Philip i dërgoi asaj një letër të personalizuar dhe i kërkonte falje për aksidentin e shkaktuar./E.L

Pas