Pas më shumë se nëntë vitesh aktorja e njohur Vanessa Hudgens është ndarë nga i dashuri i saj Austin Butler. Sipas mediave të huaja çifti është ndarë zyrtarisht dhe aktorja ka nisur t’iu a thotë këtë fakt njerëzve të saj më të afërt.
Çifti nisi historinë e dashurisë në shtator të vitit 2011 dhe spekulimet e para për ndarjen nisën pasi ata nuk ikaluan pushimet e fundvitit së bashku
Aktorja publikoi një foto më 31 Dhjetor ku shfaqej duke udhëtuar vetëm në avion. Më pas burime pranë saj thanë se Butler nuk ndodhej në Zvicër me të.
Për herë të fundit ata kanë publikuar foto së bashku me 31 Tetor të 2019-ës. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një prononcim lidhur me lajmet e publikuara rreth ndarjes./Opinion.al/