Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur do të ketë Shqipëria mesataren e të ardhurave të vendeve të zhvilluara

2019/11/20 at 8:07 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur do të ketë Shqipëria mesataren e të ardhurave të vendeve të zhvilluara

Me krizën ekonomike dhe situatën e paqartë politike, shpresat që një ditë shqiptarët të kenë të ardhura sa vendet më të zhvilluara të grupit G7 (Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA) sa vijnë e po bëhen më të largëta. Sipas grafikëve të publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020, tashmë do të na duhen 80 vite që të kapim mesataren e tyre në të ashtuquajturin proces të konvergjenvcës. Ky proces nënkupton që vendet me të ardhura të ulëta rriten më shpejt se ato të zhvilluara, në mënyrë që të kapin këto të fundit për nga standardet e jetesës. Nga rreth 25-30 vjet që shpresohej më parë se do të na duhej që të kishim të ardhura dinjitoze, tashmë kjo periudhë pothuajse është trefishuar.


Por, BERZH thekson se nëse do të kishim një qeverisje më të mirë (gjë që fatkeqësisht nuk e kemi parë në këto 30 vjet-shënim i Monitor), konvergjenca e të ardhurave për shqiptarët mund të ndodhte në gjysmën e kohës, pra në pak më shumë se 40 vjet.

Sot, shqiptarët kanë të ardhura më pak se 30% e mesatares së vendeve të zhvilluara (G7), e matur sipas barazë së fuqisë blerëse, tregon një tjetër grafik i BERZH, duke u renditur të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, me përjashtim të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik, Kosovës dhe Tunizisë.

Dhe nëse do të na duhet të ngushëllohemi, nuk jemi vetëm ne. Të gjithë rajonit do t’i duhet më shumë kohë. Kosovës do t’i duhen pothuajse sa ne, Bosnjës rreth 90 vjet, ndërsa Serbisë dhe Maqedonisë rreth 100 vite. Me ritme më të shpejta pritet të ecë Mali i Zi, që tashmë do t’i nevojiten më pak se 70 vjet të arrijë mesataren e vendeve të zhvilluara.

BERZH thotë se për gjithë rajonin e saj, rritja është ngadalësuar ndjeshëm në 2008-2018, në krahasim me periudhën e para krizës së 2008. Të ardhurat në pjesën më të madhe të ekonomive ku BERZH investon mbeten shumë poshtë niveleve të vërejtura në ekonomitë e përparuara. PBB për frymë, sipas barazisë e fuqisë blerëse është akoma më pak se 60 përqind e niveleve të G7  në tre të katërtat e rajoneve të BERZH-it. Në të vërtetë, në disa vende mbetet më pak se një e dhjeta e mesatares së G7.

Për më tepër, sipas BERZH, konvergjenca e të ardhurave është ngadalësuar vitet e fundit. Në bazë të normave mesatare të rritjes të vërejtura në periudhën 2010-18, do të duhet të kalojnë gati 40 vjet për të arritur nivelet e G7 për vendet e Europës qendrore dhe shtetet baltike (CEB) dhe rreth 140 vjet në Mesdheun jugor dhe lindor (SEMED). Kjo është, mesatarisht, mëse 25 vjet më shumë sesa do të merrte me ritmet e rritjes mesatare më të larta të vërejtura në periudhën 2000-07.

Ka shumë arsye për këtë ngadalësim të konvergjencës së të ardhurave, shpjegon BERZH. Pas recesionit të parë në fazat e para të kalimit në ekonomitë e tregut të hapur në fillim të viteve 1990, shumica e vendeve në rajonet e BERZH shënuan konvergjencë të shpejtë të të ardhurave. Kjo u nxit kryesisht nga ekonomitë me produktivitet të lartë të faktorëve të kapitalit (domethënë efikasiteti me të cilin puna, kapitali fizik dhe kapitali njerëzor kombinohen për të prodhuar rezultatin përfundimtar). Këto përfitime të efikasitetit, nga ana e tyre, u nxitën nga liberalizimi i çmimeve, riorientimi i modeleve të tregtisë dhe integrimi i rajoneve të BERZH-it në zinxhirët globale të vlerës, të cilat lehtësuan futjen e aktiviteteve dhe teknologjive të reja,

Sidoqoftë, nga mesi i viteve 2000, produktiviteti në rajonet e BERZH ishte i krahasueshëm me atë që shihet në ekonomitë e tjera në zhvillim. Ndërsa rajonet e BERZH-it u hapën dhe Evropa në zhvillim, veçanërisht, u integrua fuqimisht në zinxhirët e vlerës globale, rritja u bë shumë më e varur nga kushtet ekonomike globale. Kështu, ngadalësimet në rritjen globale dhe rritja e tregtisë globale filluan të ndikojnë perspektivat e rritjes së rajoneve të BERZH-it.

Për më tepër, ndërsa vendet zhvillohen, rritja e të ardhurave për frymë ka tendencë të dobësohet. Ekonomitë në rajonet e BERZH-it gjithashtu janë përballur me probleme shtesë që lidhen me qeverisjen. Qeverisja e dobët bëhet veçanërisht problematike pasi rriten nivelet e të ardhurave, duke sugjeruar që rritja e qëndrueshme e produktivitetit në rajonet e BERZH do të kërkojë përmirësime të mëtejshme në cilësinë e institucioneve ekonomike.

Nëse vendet do të korrnin përfitimet e qeverisjes së përmirësuar, thekson BERZH konvergjenca me nivelet e të ardhurave të G7 mund të arrihet rreth 26 vjet më parë sesa pritet aktualisht në bazë të normave mesatare të rritjes për periudhën 2010-18. Me fjalë të tjera, që efekti i qeverisjes mund të rezultojë në kthimin e konvergjencës së të ardhurave afër niveleve të para krizës./ Burimi; Monitor

Etiketa: mesatareshqiperite ardhura


Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Vdekja e miliarderit, dy roje burgu akuzohen për falsifikim të regjistrave

Vdekja e miliarderit, dy roje burgu akuzohen për falsifikim të regjistrave

Grabitja në Fushë-Milot, e moshuara rrëfen si ndodhi ngjarja: Mos u tremb

Grabitja në Fushë-Milot, e moshuara rrëfen si ndodhi ngjarja: Mos u tremb

Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

Kajmaku në arrati, Prokuroria urdhër noterëve: Njoftoni nëse paraqitet...
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com