Policia e Shkodrës ka informuar se është i mbytur në lumin Buna 75-vjeçari i cili po kërkohej prej orësh.
Mësohet se trupi i 75-vjeçarit N.Ç. u konstatua pa shenja dhune pasi u gjet nga polumbarët.
Sakaq, trupi i pajetë i shtetasit N.Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna, shtetasi N. Ç., 75 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune.
Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje”, njofton policia./Opinion.al