Kronikë

Pas 5 ditësh i humbur, gjendet i pajetë 17-vjeçari


               Publikuar në : 08:21 - 13/06/19 |
xhu lia

Një 17-vjeçar nga Këlcyra, i cili rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh është gjendur i vdekur.

Trupi i 17-vjeçarit Matia Rizallari u gjet mëngjesin sotëm pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se Rizallari është mbytur në lum.

Trupi i riut  është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Policia është duke vazhduar hetimet për këtë ngjarje./Opinion.al/

Pas