-Teknologji

Pas 25 vitesh, Microsoft vendos të mbyllë “Internet Explorer”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 19/08/20 |
Al Do

Shfletuesi ikonik i Microsoft, “Internet Explorer”, nuk do të ekzistojë më. Kompania njoftoi se “broëser”-i do të zhduket nga interneti në 17 gusht të vitit 2021.

Stafi i Microsoft njoftoi se nuk do të sjellë më përditësime për “Internet Explorer 11” duke nisur nga 30 nëntori i vitit 2020.

Kulmi i “Internet Explorer” ka qenë në vitet 2002-2003, kur rreth 95% e përdoruesve të internetit përdornin këtë shfletues.

Megjithatë ai mbeti mbrapa në garën me Google Chrome i cili në vitin 2012 u zyrtarizua si “broëser”-i më i përdorur në botë

Ky njoftim kishte kohë që pritej, që kur Microsoft solli “broëser”-in e ri Edge 5 vite më parë.

“Internet Explorer” do të zëvendësohet nga “Microsoft Edge”, shfletuesi i ri që gjigandi teknologjik solli në treg 5 vite më parë./ Opinion.al

Pas