Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas 24 vitesh i shpreh pendesë: Unë e dija që kishte lekë dhe…

2020/01/12 at 3:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas 24 vitesh i shpreh pendesë: Unë e dija që kishte lekë dhe…

Zonja Besnike, prej 24 vitesh mban një peng brenda vetes. Ajo ka zgjedhur programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të falenderuar vëllain për borxhin që ai i dha, në mënyrë që ajo dhe familja e saj të blinin një shtëpi. Rrëfimi i saj në studio është shoqëruar me emocione të mëdha.


Ajo ka treguar vështirësitë ekonomike që familja e saj është përballur, por edhe sesi komposimi që prisnin të merrnin nga toka që burri kishte, nuk erdhi kurrë.

Besnike: Unë kam ardhur për një mesazh falenderimi për vëllain tim që quhet Skënder Xhepa. Dua ta falenderoj për një gjë që ka bërë për mua sot dhe 24 vjet para. Para 24 viteve kur ishin firmat piramidale ku gjithë njerëzit shkonin për ti çuar lekët, për ti dyfishuar, si ta them unë të gjitha.

Ardit Gjebrea: Lëre mos na kujto se kemi lënë ndonjë lekë aty.

Besnike: Ai i kishte dy lekë se punonte vetë marangoz, kishte punësuar bile dhe vëllain tim të voglin aty. Unë i kërkova atij borxh sepse doja të blija një shtëpi, sepse ne jetonim me vjehrrën, unë me dy gocat dhe bashkëshortin tim dhe vjehrra kishte dhe dy çuna të tjerë. Ishim shumë ngushtë me shtëpi dhe vjehrra s’kishte çfarë na bënte sepse dhe asaj i kishte vdekur burri dhe ishin shumë kështu. Edhe unë tani e dija se vëllai kishte dy lekë dhe menjëherë i rashë në qafë vëllait. Thashë të ble një shtëpi aty afër vjehrrës, se kishim dhe probleme familjare. Aty kisha një shtëpi që më pëlqente shumë dhe i them vëllait: Dua të ble këtë shtëpinë sepse më pëlqen. Ai më tha prit njëherë, ti çoj lekët në firmë të bëhen edhe për ty, edhe për mua dhe pastaj ta blejmë edhe këtë shtëpinë. Por atë shtëpinë që doja ta bleja unë, ajo tha e kam në pazar dhe do ta shes, di unë kështu.

Ardit Gjebrea:  U trembe ti?

Besnike: Unë u tremba dhe i thashë vëllait kshu kshu. Ai u mendua njëherë, më pa drejt dhe në sy dhe më tha: Mirë unë nuk do i shtoj lekët. Edhe lekët që kishte mi solli mua dy herë. Njëherë dy milionë dhe njëherë dy milionë të tjera. Se aq kishte ai.

Ardit Gjebrea: 4 milionë?

Besnike: 4 milionë. Shtëpia kushtoi 5 milion e gjysmë faktikisht. Një milion i futi babai dhe nëna ime, edhe me vëllain e vogël që jetonte me babin dhe nënën.

Ardit Gjebrea: Qartë!

Besnike: Pastaj 500 mijë lekë m’i futi motra e dytë, burri i motrës dhe atë e falenderoj. Dhe u bënë lekët, i çuam lekët e shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Tani si do ja laje vëllait këto para ti? Kishe ndonjë plan?

Besnike: Do ja laja kështu, se burri im vjen nga Bovilla, si origjinë. Ata tani i shpërnguli shteti, Bovillën dhe i solli këtu në institut sepse do bëhej liqeni i Bovillës atje. Dhe vjehrra mendonte, e shkreta si për të rregulluar neve, çunat të gjithë dhe vetë ajo. Vjehrri se ka vdekur ai, kishte pjesën e tokës së vetë atje që do kompesohej nga shteti. Edhe ne menduam, se këta në fakt kishin ikur kohë më përpara dhe ne menduam se të gjithë që kishin ikur bënë letrat për të bërë kompesimin e tokës së vet atje. Edhe ne me këtë ide, kështu i thashë vëllait unë: Kur të marrë lekët atje, unë do ti jap lekët ty. Edhe ai i shkreti i besoi këtë gjë dhe m’i dha dhe si motër ai, se unë kurrë s’ja ktheva ato lekë atij. Ne menduam që njerëzit që burri kishte atje, do na shkruanin emrat, siç morën të gjithë. Se të gjithë morën, edhe ata që kishin ikur më përpara se neve, e morën pjesën e kompesimit, kurse neve nuk e morëm kurrë. Nuk e di si u bë ajo gjë nga të afërmit e burrit./Burimi Tv Klan/

Etiketa: e diela shqiptare


Ju sugjerojmë

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Para
Qëlloi me armë zjarri drejt të riut, shpallet në kërkim 25-vjeçari

Nga vjedhja tek dhuna në familje, pesë të arrestuar në Tiranë

Thirrja e Turqisë dhe Rusisë jep efekt, arrihet armëpushimi në Libi

Thirrja e Turqisë dhe Rusisë jep efekt, arrihet armëpushimi në Libi

18-vjeçarja: Mamaja donte të më abortonte, gjyshja më shpëtoi jetën

18-vjeçarja: Mamaja donte të më abortonte, gjyshja më shpëtoi jetën
















TE FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Qershor, 2025

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
4 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com