Një tjetër drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar është dorëhequr. Pas Sonila Qatos tashmë është dorëhequr edhe drejtoresha e re e emëruar para 13 ditësh, Vaslika Vjero.
Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë e tatimeve deri në mars të këtij viti por u shkarkua nga ai post pas një vale shkarkimesh lidhur me performacën e ulët. Vjero u emërua në krye të ARrSh në 20 shtator por tashmë ajo është dorëhequr nga ky pozicion.
Sipas burimeve ky vendim i saj lidhet me gjendjen shëndetësore të së bijës.
Ajo është drejtuesja e tretë e ARRSH për këtë vit pas shkarkimit të Afrim Qëndros në janar dhe dorëheqjes së Sonila Qatos disa javë më parë.
Dy drejtuesit e mëparshëm janë larguar pas akuzave për përfshirje të institucionit në cështje korruptive, e para ajo në Unazën e Re dhe së fundmi tenderi i rrugës Kardhiq – Delvinë. /Opinion.al