Ishte shpallur në kërkim që nga janari i këtij viti, arrestohet biznesmeni Ervin Gravo. 41-vjeçari kërkohej pasi një gjyqtare e ka denoncuar për korrupsion. Ervin Braho, përfaqësues ligjor i një shoqërie, është kallëzuar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative, S. Gj, se ka tentuar ti japë rryshfet në zyrën e saj.
Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për 5 milionë lekë të vjetra, me qëllim favorizimin e një çështjeje gjyqësore. Ndaj 41-vjeçarit rëndon akuza e korrupsionit aktiv të gjyqtarit/prokurorit, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.