Pas problemeve që pati ylli televiziv Khloe Kardashian me tradhtinë që i bënë partneri i saj Tristan Thompson dhe mikesha e familjes Jordyn Woods, edhe motra e saj Kylie ka hasur një situatë të vështirë.
Ajo ka dyshuar se partneri e saj reperi Travis Scott e ka tradhtuar, por duket se keqkuptimet mes tyre janë sqaruar. Madje, sipas Us Weekly ai i ka bërë një dedikim Kylie duke thënë gjatë koncertit që po zhvillonte se duhet të “mbani mend të kujdeseni për familjen tuaj fillimisht”.
Gjithashtu në një moment ai e ka quajtur Kylie ‘wifey’ (bashkëshorte) një nga pseudonimet e tij të preferuara. Çifti kanë së bashku një vajzë dhe mesa duket tashmë kanë rigjetur qetësinë me njëri-tjetrin./Opinion.al/