Pas zbulimit të akordit nga mediat italiane, nuk ka vonuar shumë dhe Partizani ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato. Mesfushori Erik Herrera ka firmosur kontratë një vjeçare me “demat” dhe ditën e premte do t’i bashkohet skuadrës në Kasha të Italisë, ku Partizani do të zhvillojë dhe fazën përgatitore. 25-vjeçari nga Panamaja luan si mesfushor krahu dhe në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Avelinos, Riminit, Leçes, Melfit dhe Paganeses./Panorama Sport