Të gjithë prisnin një fitore, por jo! Partizani, pas eliminimit nga Champions League, ka zhgënjyer tifozët e tij edhe në Europa League.
Kampionët e Shqipërisë janë mundur 1-0 në “Selman Stërmasi” nga Sheriff Tiraspol, me moldavët që shënuan golin e vetëm të ndeshjes me anë të Tambe, në minutën e 24-t.
Kjo ishte ndeshja e tretë e Partizanit në Evropë, ku bie në sy se pas 270 minutave lojë, të kuqtë ende nuk kanë arritur të shënojnë qoftë edhe një gol./ Opinion.al