Sport

Partizani triumfon sërish në derbin e kryeqytetit


               Publikuar në : 19:46 - 29/09/19 |
Al Do

Derbi Tirana – Partizani ka përfunduar me rezultatin 1-2. Për bardh e blutë përballja me ‘demat e kuq’ është kthyer në një makth pasi nuk e fitojnë atë prej 6 vitesh.

Ndeshja nisi mirë për Tiranën e cila po kontrollonte qarkullimin e topit dhe po tregohej e rrezikshme. Megjithatë skuadra e Partizanit arriti të shënojë dy herë në harkun e gjashtë minutave, 28’ dhe 34’, duke u vendosur kështu në pozita komode për pjesën tjetër të takimit.

Mesfushori William Cordero përfitoi në minutën e 28′ nga një mosmarrëveshje mes dy mbrojtësve të Tiranës dhe çoi topin mbrapa shpinës së Ilion Likës. Vetëm 6 minuta më vonë, një krosim nga e majta e mbrojtësit Mala është shfrytëzuar më së miri nga Solomon për të kaluar këtë sfidë në avantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë Tirana arriti të ngushtojë diferencën në 1-2 me anë të Hasanit por kjo nuk mjaftoi për të dalë të paktën me një pikë nga derbi.

Të dyja skuadrat tashmë janë barazim me pikë, me nga 10 secila, duke ndarë vendin e tretë me Kukësin. /Opinion.al

Pas