Marcio Sampaio nuk fitoi vetëm për ekipin e tij të Sportingut të Lisbonës në ndeshjen përballë Skënderbeut, por edhe për ish ekipin e tij të Partizanit, me te cilin ka qenë drejtues 2 vite më parë. Një koicidencë interesante, njëkohësisht dhe një hakmarrje e vogel e Sampaios, që vjen në prag të sfidës së madhe midis Partizanit dhe Skënderbeut, ndeshje që do të luhet ditën e dielë për kokën e klasifikimit të Superligës shqiptare.