Sport

Partizani mundet nga Egnatia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 30/10/22 |
Opi Nion

Partizani pësoi një humbje të hidhur nga Egnatia në transfertë në takimin e javës së 10 të kampionatit, e tani kryeson me vetëm 1 pikë më shumë se sa Tirana.

“Të kuqtë” u mundën në Rrogozhinë me rezultatin 3-0 nga vendasit e drejtuar nga Shpëtim Duro, që morën fitoren e dytë radhazi dhe të katërtën sezonale.

Partizani e nisi me vrull sfidën, por hasi probleme në finalizim. Koha shtesë e pjesës së parë dhuroi shumë emocione.

Në minutën e parë, Bitri preku topin me dorë dhe shkaktoi penallti, që u kthye në gol nga Fernando.

120 sekonda më pas, Zejnullai zhfrytëzoi një gabim të Bitrit dhe mposhti portierin Rexhepi.

Ritmi ishte i lartë edhe në pjesën e dytë të lojës. “Të kuqtë” tentuan të rihapnin takimin, por Egnatia u mbrojt mirë dhe nuk la hapësira.

Zejnullai i dha qetësinë ekipit në minutën e 70’, duke realizuar golin e tretë, që vulosi fitoren.

Ekipi rrogozhinas shkon në kuotën e 15 pikëve në vend të katërt në renditje, 4 më pak se sa Partizani kryesues.

Skuadra e drejtuar nga Xhovani Kolela pësoi humbjen e tretë të sezonit, në nisjen e fazës së dytë.

Klan News

Pas