Tirana merr kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, pasi mundi minimalisht Egnatian 1-0 në “Selman Stërmasi”, ndërsa Partizani u mund në Laç. Golin e vetëm për bardheblutë e shënoi braziliani Patrick në të 51’, i cili nga afër zonës zuri në befasi mbrojtësin kundërshtar duke dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Egnatia rriti presionin dhe pati disa raste. Madje miqtë shënuan edhe gol, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në Laç, vendasit shënuan që në të 13’ me Ujkën dhe arritën të ruanin rezultatin deri në fund, duke i shkaktuar Partizanit humbjen e katërt sezonale. Në ndeshjen tjetër të javës së 11-të, Vllaznia mundi minimalisht Kukësin falë golit të Hakajt.
Kampionati rikthehet sërish mesjavën e ardhshme, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ku në atë ndaj Katarit do të luajnë shumë lojtarë nga Kategoria Superiore. Shqipëria luan kundër organizatorëve të Botërorit, si dhe kundër Italisë më 16 nëntor më dhe Armenisë, më 19 nëntor.