Partizani ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva, sulmuesin e ardhur me shumë bujë nga Vllaznia një vit më parë.
Të kuqtë zyrtarizuan mbylljen e bashkëpunimit me një postim në rrjetet sociale, ku theksojnë se 28-vjeçari dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
“Partizani dëshiron t’i shprehë mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”, lexohet në postimin e kampionëve në fuqi.