Sport

Partizani kampion, Moggi merr meritat: U desh të vija unë


               Publikuar në : 09:13 - 11/05/19 |
b.f

Luciano Moggi u largua vjet nga ekipi i Partizanit, pas një sezoni zhgënjyes. Megjithatë, ai thotë se suksesi i këtij viti është fryt i punës së tij. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, Moggi thotë se bazat e Partizanit kampion u hodhën vitin e kaluar.

“Bazat e Partizanit kampion u hodhën vitin e kaluar. Kam edhe unë meritë në atë që po korr Partizani tani. Shpresoj të më bëjnë një ftesë dhe të vij në festën e titullit”, thotë ai për “Panorama Sport”.

Ish-drejtori i Juventusit pranon se ka bërë edhe gabime dhe se kampionati shqiptar nuk ishte ashtu siç e kishte parashikuar. “Po, disa gjëra më dolën jashtë parashikimit, nuk kam pse ta fsheh”, thotë në intervistën e dhënë për gazetën.

Por a i ka mbetur ndonjë peng nga viti i kaluar? “Jo, asnjë peng. U përpoqa të bëja punën time mirë dhe mendoj se ndërtuam një ekip me të ardhme. Koha e vërtetoi këtë, sepse tani ata janë praktikisht kampionë. Madje, duhej të vija unë që ata pas 26 vitesh të fitonin titullin”, thotë duke qeshur.

Për ish-drejtorin e Juventusit, Edi Reja është zgjedhja e duhur për stolin e kombëtares shqiptare./Opinion.al

Pas