Partizani fitoi 2-0 derbin përballë Tiranës me golat e Mba dhe Carës, duke i marrë kreun rivalëve historikë.
Të kuqtë ngjiten në kuotën e 40 pikëve, aq sa kanë edhe bardheblutë, por e shohin veten të parët, prej përballjeve direkte.
Një ndeshje plot emocione ajo në Arenën kombëtare, e cila u karakterizua edhe nga ndërprerjet e gjata. Për rreth 30 minuta arbitri Xhaja largoi ekipet nga fusha, prej fishekzjarrëve dhe tymueseve, ku vetëm në pjesën e dytë loja u ndal për 20 minuta.
Me këtë triumf Partizani konfirmon se mbetet pretendent për titullin, dhe trajneri Colella shpëton stolin, pas presionit të madh të krijuar prej ecurisë jo të mirë në startin e vitit 2023.