Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partizani gjobit Alban Hoxhën: Të kërkojë falje përpara ekipit që të luajë

2017/09/13 at 10:13 AM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani gjobit Alban Hoxhën: Të kërkojë falje përpara ekipit që të luajë

Ndëshkimet për kapitenin e Partizanit nuk kanë të mbaruar, pasi pas pezullimit në ndeshjen ndaj Laçit vjen edhe ndëshkimi financiar për portierin. Moszbatimi i rregullave të brendshme do t’i kushtojë 2 mijë euro Alban Hoxhës, gjobë e cila i është komunikuar dje “gardianit”.

Luçiano Moxhi e ka nisur me dorë “të hekurt” mbretërimin e tij te Partizani, pasi që në start u bë shembull kapiteni Alban Hoxha, duke e pezulluar për premierën e kampionatit. Shkak u bë thyerja e disiplinës, ku pas ndeshjes Moxhi tregoi rregullat që kishte thyer portieri.

Kthimi me vonesë nga dy ndeshjet e Kombëtares, si dhe largimi pa leje nga grumbullimi i ekipit, një natë para ndeshjes me Laçin, ishin shkaqet që i detyruan drejtuesit e klubit për të marrë vendimin ndëshkues ndaj portierit. “Në një klub futbolli ka rregulla që janë për t’u respektuar dhe të gjithë duhet t’i respektojnë.

Ne preferuam të marrim përsipër edhe riskun, pasi më mirë të humbasësh një ndeshje dhe t’u përmbahesh rregullave. E rëndësishme është që të ndjekim rregullat e klubit. Kohëzgjatja e dënimit?

Ndëshkimi mbaroi me ndeshjen me Laçin, pasi qëndroi në pankinë. Sigurisht që do të ketë edhe masa financiare dhe tashmë shpresojmë ta ketë kuptuar se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në klubin tonë”, kështu u shpreh

“Big Luçiano” pas ndeshjes me Laçin. Dje është bërë realitet edhe gjobitja e portierit, gjë të cilën Moxhi e paralajmëroi pas Laçit. 2 mijë euro është flet-gjoba e parë e epokës “Moxhi”, e cila i është faturuar kapitenit të skuadrës, Alban Hoxha. Me këtë vendim drejtuesit italianë japin një mesazh edhe për pjesën tjetër të skuadrës, pasi kur bëhet shembull kapiteni, për të tjerët nuk do të pyetet fare.

KUSHTI SHTESË – Problemet për kapitenin e “demave” nuk kanë mbaruar vetëm me gjobën e vendosur dje, pasi Luçiano Moxhi ka edhe një kusht tjetër për portierin. “Panorama Sport” ka mësuar se ishdrejtori juventin i ka thënë portierit që të kërkojë falje para ekipit për shkeljen që ka bërë, përndryshe ai nuk do të luajë me Partizanin.

“Po nuk kërkove falje para shokëve të skuadrës, sa të jem unë te Partizani, ti nuk do të luash më”, kështu mësohet se i është drejtuar Moxhi kapitenit Hoxha. Mosaktivizimi në Kupë edhe mund të pritet, për vetë nivelin e kundërshtarit, por nëse nuk luan ndaj Kukësit i bie që portieri nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Moxhi.

Gjithsesi, nga ajo që u pa në seancën e djeshme, Alban Hoxha ishte rreshtuar te grupi që mendohet se do të jenë titullarë sot në ndeshjen e Kupës ndaj Naftëtarit. Seanca e djeshme ka lënë të kuptohet se Partizani i është kthyer normalitetit./Panorama Sport

Ju sugjerojmë

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
Sport

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

17 Tetor, 2025 3:26 pm
Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hasek pas humbjes kundër Ishujve Faroe
Sport

Çekia shkarkon trajnerin Ivan Hasek pas humbjes kundër Ishujve Faroe

16 Tetor, 2025 5:17 pm
Infantino: Kosova kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë
Sport

Infantino: Kosova kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë

16 Tetor, 2025 5:16 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Para
Video/ Ngatërron fjalimin, Rama dhe deputetet e PS gajasen me deputetin e PD-së

Video/ Ngatërron fjalimin, Rama dhe deputetet e PS gajasen me deputetin e PD-së

Skandali: Si paguhej Joleza Koka në ministri pa shkuar asnjë ditë në punë, emisioni “Stop” publikon videon

Skandali: Si paguhej Joleza Koka në ministri pa shkuar asnjë ditë në punë, emisioni “Stop” publikon videon

Video/ Rama-Bashës: Po të mbysin fantazmat e Patozit dhe Topallit

Video/ Rama-Bashës: Po të mbysin fantazmat e Patozit dhe Topallit

TE FUNDIT

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
17 Tetor, 2025

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka folur për disa nga momentet më të përfolura të karrierës së tij. Ai...

Lexo më shumë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
17 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet. Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes....

Lexo më shumë

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
17 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e...

Lexo më shumë

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
17 Tetor, 2025

Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka kursyer nga akuzat Presidentin Bajram Begaj, të cilin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com