Pas largimit të Skënder Gegës, Partizani është në kërkim të një trajneri. Mësohet se kampionët kanë nisur kontaktet e para me Zdenek Zeman, i cili ka drejtuar Lazion, Romën, Napolin e Fenerbahçen.
Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Olsi Rama udhëtoi drejt Italisë për të takuar trajnerin e mirënjohur çek, i cili aktualisht është pa skuadër.
72-vjeçari është një prej trajnerëve më të njohur në Itali, për futbollin ofensiv që praktikon, por edhe polemikat e shumta, kryesisht me një superfuqi si Juventusi./ Opinion.al E.Xh.