Franko Lerda, është italiani i cili do të marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit. Ndërkohë, mësohet se prezantimi i trajnerit do të behet javën e ardhshme.
Lerda nënshkroi kontratë një vjeçare më kampionët në fuqi. Akordi i nënshkruar me trajnerin që vjen nga Apeninet është me të drejtë rinovimi. Italiani 51 vjeçar ka një karrierë të pasur si futbollist dhe si trajner.
Ai ka qenë sulmues dhe ka luajtur për disa ekipe italiane si; Breshia, Kievo, Çezena, Katania, Torino dhe Napoli. Ndërsa ka drejtuar ekipet si, Sasuolo, Krotone, Leçe dhe Torinon./ Opinion.al E.Xh.