Partizani i dhuron një pikë Kastriotit, në një ndeshje pa shumë emocion. 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë, Partizani kaloi në avantazh me anë të Mensah, që shfrytëzoi një top në zonë në minutën e 55-të. Por shumë shpejt, 3 minuta më vonë do të barazonte Shehu pas një këmbënguljeje të gjatë.
Tashmë Kastrioti e sheh veten vetëm 5 pikë larg Tiranës, që do të luajë me Kukësin ndeshjen e saj, kurse Partizani ngjitet në kuotën e 61 pikëve në krye të tabelës.
Në ndeshjen tjetër, Laçit i mjaftoi goli i Ndriçim Shtubinës në minutën e 30 të pjesës së parë, për të marrë 3 pikë të vyera ndaj Skënderbeut dhe për të vazhduar në synimet për kupat e Europës duke shkurtuar distancën me Kukësin e Flamurtarin./Opinion.al