Partizani kërkon titullin kampion këtë sezon, e për këtë është hedhur në sulm për ta përforcuar skuadrën me element cilësorë.
Emra të shumtë janë përmendur për përforcimin e skuadrës së kuqe, teksa më i fundit ishte ai i brazilianit të Peruxhias, Felipe Gomes Ribeiro, ndërsa tanimë del një tjetër brazilian në skenë.
Jildemar, sulmuesi 27 vjeçar, i cili sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Hajer Club në Arabinë Saudite, pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Agostineli bëjnë me dije burime të Braziliani, që në pamje ngjan me Nejmarin, luan si sulmues krahu, ose sulmues i dytë. Mësohet se ai ka mbërritur tashmë në Tiranë, e pritet të dalë në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.