Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partitë e reja harrojnë Ramën dhe Berishën, Shehaj dhe Lapaj “sherr” në rrjetet sociale: Luftë kërkove, luftë do kesh

2025/02/05 at 8:28 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Partitë e reja harrojnë Ramën dhe Berishën, Shehaj dhe Lapaj “sherr” në rrjetet sociale: Luftë kërkove, luftë do kesh

Prej dy ditësh drejtuesit e partive të reja, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj po përplasen mes tyre në rrjetet sociale ku akuzojnë njeri-tjetrin për bashkëpunim me kompani të sekuestruara nga SPAK apo si njerëz anonimë që kanë hyrë në politikë dhe bëjnë revolucionarin.


I pari që e nisi debatin mes tyre ishte themeluesi i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili në një video në “Facebook” tha se i shtrinte dorën Shehajt për të bashkëpunuar pavarësisht se atë e shihnin si biznesmen dhe nuk e ndiqnin njerëzit.

Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së dhe tani kryetar i partia “Mundësia” u përgjigj duke thënë se Lapaj ishte pjesë e sistemit të gjyqtarëve të korruptuar dhe avokatëve sekserë që i kanë nxirë jetën shqiptarëve.

Ai publikoi edhe një kontratë të një kompanie, për të cilën tha se është sekuestruar nga SPAK, me Adriatik Lapajn, në rolin e avokatit, që ka marrë një pagesë prej 4.5 milionë lekë.

“Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik. Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ti ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca midis teje dhe meje. Adriatik unë jam i pakapshëm”, tha Shehaj.

Lapaj i vijoi replikën duke thënë se në rolin e avokatit duhet të mbrojë ata që shkelin ligjin, ndërsa për kontratën në fjalë tha se megjithëse e ka bërë punën e tij, pagesën nuk e ka marrë ende.

“Ti që hyre në politikë pa të njohur askush e pas 8 viteve deputet bën revolucionarin duke më thënë mua që nuk kam punuar 1 ditë në shtet se unë jam sistemi që ty të paska nxirë jetën! Luftë kërkove, luftë do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin tënd Saliun, ty do e shohësh rrugës çfarë të kam”, tha Lapaj.
Shehaj vijoi sërish me replikën e tij, duke thënë se “Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë. Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK”.

DEBATI

Adriatik Lapaj: Edhe pse ti më sulmon, unë prapë të shtrij dorën. Ty të shohin si biznesmen mor zotëri dhe nuk lëvizin nga vendi.

Agron Shehaj: Adriatik ne jemi shumë ndryshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës të korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik. Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ti ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca midis teje dhe meje. Adriatik unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës Adriatik.
*
Agron Shehaj: Ferdinandi më shkroi sot në mëngjes dhe më tha “jo të gjitha paratë që përdor Adriatiku janë të pista, sepse disa nga ato para i kam dhënë dhe unë”. Kam një dokument të 2024, e gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK për pastrim parash ku tregon që Adriatiku ka marrë 45 milionë lekë. Pyeteni pse i ka marrë sepse arsyeja psei ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë. Më vjen keq për ata që kanë besuar dhe vijojnë të besojnë te Adriatiku, do të zhgënjehen. Ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëëmendshëm të shikojmë në thellësi.
Adriatik Lapaj: Agroni sot ka thënë që unë kam marrë para nga krimi për politikë.
Ka nxjerrë dhe një dokument që ai pretendon se unë kam marrë para nga krimi për politikë.
Pra, Agroni me zë e figurë, po u thotë shqiptarëve për politikë se unë kam marrë nga krimi 4,5 milionë lekë.
Le ta marrim me radhë:
1. E para, dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat!
2. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!
3. Z. Shehaj ju pretendoni se unë jam paguar 4,5 milionë nga kjo kompani për politikë. Në fakt ky është mashtrimi juaj i dytë i kryer publikisht. Unë si avokat këtë profesion kam! Te rasti në fjalë kam ofruar shërbime civile dhe konkretisht kam qenë avokati që ka përfaqësuar 35 familje pronare të një toke që kompania në fjalë ka blerë. Si avokat kam përpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.
4. Z. Shehaj ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin. Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim dhe është nën hetim për punë të veta që nuk lidhen as me funksionin e tij si administrator. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit. Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!
5. Z. Shehaj, nëse do qenë para që krimi m’i jepte, do m’i kishin dhënë, e nuk do më mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m’i jepnin jo me bankë!
6. Punën si avokat nuk ma kanë paguar dhe do duhet të vete në gjyq për t’i marrë. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku dëm! Po ky është hall për mua!
7. A janë kriminelë ata apo jo, për mua ka pak rëndësi se unë nuk kam profesion të qenit Klerik, por avokat. Avokati përfaqëson edhe ata që shkelin ligjin. Madje kryesisht ata që shkelin ligjin. Është si t’i thuash doktorit pse i hoqe dhëmballën një trafikanti.
8. Unë si avokat o Agron përfaqësoj këdo dhe kam detyrim t’i deklaroj në shtet. Fakti që janë deklaruar tregon se unë punoj me kontrata e fatura, jo në të zezë. Ndoshta ti je mësuar në të zezë!
9. Ti Agron për politikë nuk paske limite, por përballë ke një njeri të ligjit! Tani, o unë do dënohem nga gjykata për bashkëpunim me krimin e organizuar o ti do dënohesh për shpifje!
10. Pa dashje, ti Agron më bëre një nder! Nga teoria lekët t’i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjalë Sorosi paska qenë jo mjaftueshëm i pasur sa të më linte të kisha nevojë për para nga krimi.
Të mesme nuk ka!
Shihemi në gjykatë!
Ti që hyre në politikë pa të njohur askush e pas 8 viteve deputet bën revolucionarin duke më thënë mua që nuk kam punuar 1 ditë në shtet se unë jam sistemi që ty të paska nxirë jetën! Luftë kërkove, luftë do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin tënd Saliun, ty do e shohësh rrugës çfarë të kam!
Agron Shehaj: Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.
Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.
E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.
E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.
Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.
Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.
Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.
Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!



Ju sugjerojmë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh
Rajoni

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

11 Korrik, 2025 7:57 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bota

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

11 Korrik, 2025 7:19 pm
Para
Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin bërthamor, por nxit garën e armëve

Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin bërthamor, por nxit garën e armëve

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

“Unë po e pi, ai do e lyejë!”, mjeku popullor shëron kancerin me vajra 400 mijë Lekë dita

“Unë po e pi, ai do e lyejë!”, mjeku popullor shëron kancerin me vajra 400 mijë Lekë dita
















TE FUNDIT

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
11 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të...

Lexo më shumë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
11 Korrik, 2025

Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u kërkoi atyre që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e...

Lexo më shumë

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
11 Korrik, 2025

Migrimi drejt Bashkimit Evropian e ka ngritur popullsinë e saj në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorë vitin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com