Grupi i Partisë Socialiste ka iniciuar proceduarat për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Bëhet me dije se nëpërmjet një njoftimi u kërkohet deputetëve socialist që të paraqiten pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”– thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Ilir Meta në një dalje mediatike është shprehur se do të qendrojë në postin e Presidentit deri në 24 korrik 2022./Opinion.al