Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të nisur mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të nisur mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.
Sipas lajmeve në faqet e afërta me organizatën, mësohet se sulmi është kryer nga dy militantë.
“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët.
PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore.
Presidenti turk dënoi sulmin, duke thënë se persona të poshtër synuan të kërcënonin sigurinë e vendit, por nuk ja arritën./Opinion.al