Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia e Parlamentit Europian: Të respektohet dekreti i presidentit

2019/06/27 at 5:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Partia e Parlamentit Europian: Të respektohet dekreti i presidentit

Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë për krizën politike në Shqipëri ku kërkohet të respektohet dekreti i Presidentit të Republikës për 30 qershorin.


Në rezolutë thuhet se bazuar në faktet e publikuara në mediat ndërkombëtare qeveria Rama është përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve. kështu që kërkesat e opozitës sipas tyre janë legjitime dhe vendit i duhet të kalojë në zgjedhje përmes një qeverie tranzitore.

Ata rendisin një sërë arsyesh me anë të të cilave argumentojnë gjendjen e rëndë në vend siç janë kriza institucionale, mungesa e gjykatave, problemet me krimin e organizuar, largimi i shqiptarëve që sipas tyre po merr përmasat e një eksodi dhe së fundmi rreziku që i kanoset stabilitetit social dhe demokratik në vend.

Kështu që ACRE bën thirrje që të zbatohet dekreti i Presidentit Meta për zgjedhjet vendore dhe të garantohet pluraliteti dhe ndershmëria e tyre.

Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve është një parti e cila ka 72 vende në Parlamentin Europian (rreth 10%). Ata i përkasin grupimit të të djathtëve konservatorë dhe reformistë. Pjesë e këtij grupi është dhe Partia Republikane e Shqipërisë.

REZOLUTA
“Mbi krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”
Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë mbështeti kërkesën e opozitës shqiptare në maj të vitit 2017, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tashmë ka fakte të qarta dhe prova në dosjen hetimore, të botuar nga Media ndërkombëtare, se Qeveria Rama ka manipuluar zgjedhjet.
Në deklaratën e ACRE (Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë) më 24 shkurt 2019, sërish u mbështet kërkesa e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, përmes një qeverie tranzitore.
Duke respektuar parimin demokratik sipas së cilit qeverisja bazohet në një sistem pluralist, në zgjedhje të lira dhe të ndershme;
Duke vlerësuar dhe inkurajuar ushtrimin e të drejtës kushtetues;
Duke marrë parasysh se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë institucionale e vërejtur nga fakti se më shumë se një vit, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe Gjykata e Lartë është jashtë funksionit;
Gjykon (mendon) se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë bërë një përpjekje konkrete për t’u përballur me krimin e vazhdueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur publikisht dhe ndërkombëtarisht, përfshirja në zgjedhje, e individëve me të kaluar kriminale, duke përhapur krimin shqiptarë në rajon e më gjerë.
Gjykon (mendon) se emigrimi masiv i shqiptarëve ka kapur dimensionet e një “eksodi”, përbën një fenomen politik serioz dhe me pasoja sociale (shoqërore).
Gjykon (mendon) se situata politike bë Shqipëri, vijon të paraqes risk me përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në vend, e cila mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rregullin dhe paqen brenda vendit dhe rajonit.
Duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve për qeverisjen vendore më 30 qershor 2019, në mungesë të alternativës konkurruese opozitare, dhe përballë reagimit të vazhdueshëm qytetar përmes protestave, do të sjellë pasoja serioze për vendin, për popullin në tërësi dhe pluralizmit politik.
ACRE deklaron se është e domosdoshme të zgjidhet kjo krizë politike, të përgatitet terreni për rikthimin e standardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj, edhe një herë apelojmë për dialog në mes të palëve, respektimin e Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duke vendosur një datë për zgjedhjet duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore. /Opinion.al

 

Etiketa: ACREilir Metaparlamenti europian


Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Çfarë do të bëjë opozita më 30 qershor? Flet Klevis Balliu

Çfarë do të bëjë opozita më 30 qershor? Flet Klevis Balliu

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri në Vlorë, dyshohet për pastrim parash

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri në Vlorë, dyshohet për pastrim parash

Të gjitha mesazhet e Ramës: Gati për dialog, iki kur ngrihet populli

Data e re e zgjedhjeve, Rama ironizon Metën: Presidenti ynë në shkarkim...
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com