Sot në ditën e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Partia e Lirisë shkoi për të bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve. Por para se të futeshin për të bërë homazhe përfaqësuesit e PL-së u ndaluan për një moment nga Garda.
Megjithatë pas pak çastesh ata mundën të hyjnë tek Varrezat dhe për të bërë nderimet para memorialit ‘Nënë Shqipëri’.
Për gazetarët Tedi Blushi uroi shqiptarët dhe shtoi se PL-ja u pengua të hyjë për të bërë nderime, pasi sipas tij kishte dhënë urdhër Edi Rama.
“Për fat të keq, patëm një përplasje me punonjës e gardës. Që morën urdhër për të penguar PL. Një përpjekje që tregon një tentativë të Edi Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike dhe për të dhënë me koncesion Varrezat e Dëshmorëve. Askush nuk e pengon PL të nderojë këtë datë”,-tha ai.