Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia e Lirisë miraton rezolutën: Ndryshimet në Kushtetutë vetëm me referendum

2022/10/29 at 12:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Partia e Lirisë miraton rezolutën: Ndryshimet në Kushtetutë vetëm me referendum

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar ditën e sotme Rezolutën në Konventën Kombëtare të partisë, e cila ka në fokus Referendumin.


Sipas tij, qytetarët mund të shprehin sovranitetin me Referendumin sa herë pushteti i bllokon llogaridhënien. Sakaq, rezoluta u miratua me unanimitet të plotë

“Në sistemet demokratike populli ka sovranitet të plotë për t’u shprehur dhe vendosur për ligjet e vendit, të zgjedhë me votë të lirë qeverisjen dhe ta kontrollojë në çdo kohë atë.

Në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: REFERENDUMIN!

Duke vlerësuar se:

– Rendi kushtetues është tronditur si kurrë ndonjëherë, gjatë dy dekadave të fundit;

– Qeverisja në mënyrë autokratike bën gjithçka për të grabitur dhe blerë vullnetin e qytetarëve nëpërmjet përndjekjes dhe kërcënimit me privime nga të drejta jetësore të individit apo familjes së tyre, si ato të punësimit, të të ardhurave apo të pronës, duke angazhuar haptazi botën e krimit në grabitjen e pushtetit;

-Qeverisja shkel me arrogancë, haptazi dhe qëllimshëm ligjet, rregullat dhe ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën;

– Kasta në fuqi grabit pronën publike dhe atë private në funksion të pasurimit të tejskajshëm të saj;

-Qeverisja ka eliminuar plotësisht llogaridhënien përpara qytetarëve dhe në çdo nivel të saj;

-Qeveria ka krijuar një ekonomi publike në funksion vetëm të pasurimit të kryeministrit dhe klanit pranë tij, duke sjellë dëme dhe defekte të rënda në funksionimin e qendrueshëm të ekonomisë kombëtare;

-Qeveria ka fuqizuar pak grupe biznesi të lidhura me krimin dhe grupe mediatike në shërbim të verbër të qeverisjes dhe propagandës me qëllim deformimin dhe manipulimin e opinionit publik;

-Kushtetuta është miratuar me Referendum nga populli shqiptar në 22 nëntor 1998 ndërsa amendimet e çështjeve thelbësore të saj nuk janë miraturar me referendum;

-Pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998, mungesa e vullnetit politik ka krijuar situatë të rëndë dhe absurde, duke i mohuar  shqiptarëve të drejtën për të vendosur vetë përmes Referendumit për çështje me rëndësi kombëtare;

-Në 24 vite pas miratimit të Kushtetutës asnjë propozim për referendum nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë;

-Politika dhe shumicat qeverisëse kanë bllokuar ushtrimin e drejtëpërdrejtë të vullnetit popullit për të vendosur vetë.

Partia e Lirisë angazhohet për:

-Kthimin e vendit në normalitet demokratik, ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar Referendumin si formën më të lartë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk do të merret peng nga keq-qeverisja;

-Marrjen e të gjitha nismave ligjore për miratimin e Ligjit për Referendumet, me qëllim zbatimin real të kësaj të drejte kushtetuese themelore.

-Ndërmarrjen e çdo veprimi për institucionalizimin e referendumit, të këtij instrumenti thellësisht demokratik me efekte të shumëfishta, në drejtim të përmirësimit të qeverisjes, llogaridhënies së saj përpara qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, angazhimit cilësor civil dhe politik të qytetarëve në politikë-bërje dhe rritjes së besimit të humbur të qytetarit te politika.

-Ndërmarrjen e çdo veprimi ligjor e institucional për miratimin e rregullave sa më të thjeshta të kuadrit ligjor, për organizimin e shpejtë dhe pa pengesa të Referendumeve Kombëtare dhe Lokale.

Duke patur parasysh se Referendumi është instrumenti funksional i vetëm i demokracisë së drejtëpërdrejtë për çdo  çështje me rëndësi lokale apo kombëtare,

Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që:

-Çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët.

Ndryshimet në Kushtetutë duhet të realizohen vetëm përmes Referendumit, që është edhe vullneti i drejtëpërdrejtë i popullit.

Kushtetuta është miratuar nga populli me Referendum në vitin 1998, ndaj çdo gërmë apo nen i ndryshuar i saj duhet të ratifikohet përmes shprehjes së vullnetit të qytetarëve;

– Mega-Projektet kombëtare me vlerë prej qindra miliona eurosh, që zënë një përqindje të lartë shpenzimesh nga Buxheti i Shtetit, duhet të marrin miratimin e popullit. Nuk mundet që një kontratë  koncesionare që prek jetën e qytetarëve dhe ndikon në mënyrë të ndjeshme në ekonominë e vendit për periudha të gjata kohore për 30- 99 vjet të miratohet vetëm nga qeveria,  ndërkohë që janë qytetarët shqiptarë ata që paguajnë nga xhepi i tyre për këto projekte;

– Ndryshimet në Kodin e Familjes, projektligjet që kanë të bëjnë me institucionin e familjes, prindërimit dhe birësimit, nuk mund të bëhen vetëm nga politikanë apo ligjvënës, që mund të kenë axhenda të caktuara personale, politike apo ideologjike, por duhen vendosur e sanksionuar nga populli përmes Referendumit sepse vetëm populli mund të vendosë mbi vlerat  universale dhe morale, traditat e institucionit të martesës, modelin e familjes, dhe mënyrën e prindërimit.

– Të gjitha objektet, zonat, pasuritë kombëtare me vlera universale, sitet arkeologjike, të klasifikuara si trashëgimi kulturore dhe pasuri kombëtare të mos jepen në përdorim, të të tretëve apo me koncension pa miratimin e vullnetit popullor përmes Referendumit.

– Mega-Projektet rajonale të financuara nga Njësitë e Pushtetit Vendor duhen miratuar, përmes Referendumit, nga banorët e njësive vendore ku zhvillohet aktiviteti i këtyre projekteve dhe investimeve, ose përmes referendumeve kombëtare kur çështje të kësaj natyre kanë efekte në nivel kombëtar.

– Përmes Referendumit qytetarët do të vendosin për ruajtjen e identitetit dhe të ardhmen e qytetit të tyre sidomos për objekte dhe site arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore.

Referendumi është instrumenti më demokratik që i garanton lirinë sovranit.

Për Partinë e Lirisë do të jetë gjithmonë e shenjtë e drejta e popullit, për të ushtruar sovranitetin e tij, për të vendosur vetë dhe për të mos ja lënë në dorë pushtetit të radhës fatin e tij dhe të fëmijëve të tij”, tha Blushi.

 



Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Meta: Do t’i japim fund regjimit, Shqipëria do u përkasë të rinjve

Meta: Do t’i japim fund regjimit, Shqipëria do u përkasë të rinjve

Taksa mbi naftën, Meta: Absurde, qeveria ka mbledh miliona euro nga qytetarët

Taksa mbi naftën, Meta: Absurde, qeveria ka mbledh miliona euro nga qytetarët

U rrëzuan teksa mblidhnin ullinj, humbin jetën 2 persona në Vlorë e Sarandë

U rrëzuan teksa mblidhnin ullinj, humbin jetën 2 persona në Vlorë e Sarandë
















TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com