Partia e Lirisë ka mbledhur ditën e sotme online Komisionin e Diasporës.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi, ka përcjell edhe mesazhin e Presidentit të PL-së Ilir Meta për këtë takim.
Blushi u shpreh se Meta ka kërkuar një shumëfishim të aksionit në diasporë si dhe nxitjen e strukturave atje që të jenë më aktive.
“Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi. Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë mu ndodhet vendi, por edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha ndër të tjera Blushi.