Aktualitet

Partia e Lirisë denoncon fryrjen e administratës: Po paguhen patronazhistë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 14/09/22 |
Opi Nion

Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë Rama se ka fryrë administratën dhe ka çuar numrin e të punësuarve në nivelin më të lartë prej 20 vitesh.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Petrit Vasili u shpreh se janë plot 186 mijë punonjës publik. Sipas tij misioni i qeverisë është të paguajë patronazhistë dhe jo mundësi që të paguajë pensionistët.

“Administrata, punonjësit publik, arrijnë në numrin më të lartë që prej 20 vitesh. Plot 186 mijë punonjës publik. Pagat e tyre hanë dhjetra e qindra milionë euro. Misioni i Rilindjes është që të paguajë patronazhistë, jo mundësi që të paguajë pensionistët. Në 2013 administrata publike kishte 163 mijë punonjës. Sot pra, në 10 vitet e këtyre është rritur me 25 mijë. Një qytet i tërë me punonjës publik. Vetëm nga fundi i 2020-ës deri në këtë situatë, thuajse në 1 vit e gjysmë janë shtuar rreth 15 mijë punonjës publik. 18 mln euro në muaj për administratën.”, tha Vasili.

Pas