Aktualitet

Partia Demokratike publikon videon: Ja autorët e masakrës zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 03/05/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook” akuzon politikanët që sipas kësaj force politike janë autorët e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

PD akuzon kryeministrin, Edi Rama me Tom Doshin dhe 3 deputetët që nxori nga PSD.  Po ashtu në video Partia Demokratike akuzon për blerje votash Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin gjithashtu deputetë,  si dhe Jurgis Çyrbja që sipas Partisë Demokratike është njeriu i Plarent Dervishajt.

“Është Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin deputet. Është Jurgis Çyrbja i Plarent Dervishaj. Është Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Është Rrahman Rraja i bandës së kokainës në Belgjikë”, thuhet në videon e shpërndarë nga PD-ja.

PD vijon të insistojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë të vjedhura./Opinion.al

Pas