Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka marrë vendim që të protestojë pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.
Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, ka bërë të ditur se protesta e PD do të mbahet më datë 6 Tetor.
Vendi i protestës, por dhe forma apo mënyra se si do të organizohet, nuk janë përcaktuar ende.