Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e parlamentit në një seancë të posaçme, duke bërë që presidenti, Alexander van der Bellen, të emërojë një kancelar tjetër për të formuar një qeveri tranzitore.
Kjo qeveri do e çojë më pas Austrinë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që pritet të mbahen në shtator.
Mocioni i mosbesimit u mbështet nga ligjvënësit e Social-Demokratëve dhe të partisë së ekstremit të djathtë Liria, e cila ka qenë në koalicion me Kurzin, ndërsa ky i fundit e ka ndërprerë aleancën me të, javën e kaluar.
Kriza politike në Austri nisi dhjetë ditë më parë, si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një oligarku rus, në këmbim të donacioneve politike./ Opinion.al E.Xh.