Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë

2023/04/20 at 4:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë

Të sanksionuarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë mirëpritur në Beograd.


Parlamenti serb hapi dyert për tre deputetë rusë, të sanksionuar për mbështetjen e shkeljes së integritetit territorial të Ukrainës.

Ata arritën si një delegacion prej katër anëtarësh, i cili më 19 prill vizitoi Kuvendin e Serbisë. Ata u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, ndërsa vazhduan takimet në qeverinë serbe edhe më 20 prill.

Delegacioni përfshinte anëtarë të Këshillit të Federatës dhe të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Elena Afanasyeva, Andrei Chernyshev dhe Vladimir Krugli. Ndaj të gjithë atyre janë vendosur sanksione nga Perëndimi.

Pjesë e delegacionit ishte edhe Olesja Padolina. Radio Evropa e Lirë (REL) nuk e gjeti emrin e saj në listën e zyrtarëve dhe qytetarëve rusë të sanksionuar.

Bashkimi Evropian i tha REL-it se një bashkëpunim normal me Rusinë dhe institucionet e saj nuk mund të vazhdojë.

Serbia mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por është ndër të paktat vende evropiane që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.

Përveç nga kryetari i Kuvendit, deputetët rusë u pritën edhe nga disa anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Rusinë.

Parlamenti serb dhe zyra e presidentit nuk iu përgjigjën pyetjes së dërguar nga REL-i se pse ata pritën deputetët rusë të sanksionuar. Takimet me ta nuk ishin të hapura për media.

Çfarë thonë në ambasadën e Ukrainës?

Ambasada e Ukrainës në Serbi në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë tha se deputetët rusë, që ndodhen në Beograd, shpresojnë për mbështetje politike dhe ekonomike në përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës me referendume fiktive.

Ata janë të bindur se në mesin e të “dënuarve për krime të rënda të së drejtës ndërkombëtare” do të jenë edhe përfaqësues të qeverisë së shtetit agresor, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Anëtarë të delegacionit të Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, të cilët, për fat të keq, ende kanë mundësi të vizitojnë Serbinë, aktualisht ndodhen në territorin e saj”, tha Ambasada e Ukrainës.

Pse janë sanksionuar?

Tre anëtarë të Dhomës së Lartë të Asamblesë Federale të Rusisë, së bashku me deputetë të tjerë rusë, janë në listën e sanksioneve të BE-së nga marsi i vitit 2022.

Në përgjigjen e BE-së për Radion Evropa e Lirë, thuhet se regjimi rus, përfshirë organet e tij legjislative, është përgjegjës për fillimin dhe autorizimin e agresionit dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për krime lufte.

“E gjithë kjo ndodh nën mbikëqyrjen ose me miratimin e të dy dhomave të Dumës ruse. Përveç kësaj, të dy organet, Duma dhe Këshilli i Federatës, kanë dhënë pëlqimin e tyre për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës nga Putini”, thuhet në përgjigje.

Në shtator të vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dokumente me të cilat Rusia anekson zyrtarisht katër rajone të Ukrainës – Luhanskun, Donjeckun, Hersonin dhe Zaporizhjan.

Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione shtesë, duke përfshirë deputetë rusë, në mesin e të cilëve janë anëtarët e delegacionit që vizitoi Beogradin.

Në shpjegimin e Departamentit të Financave të SHBA-së të 30 shtatorit 2022, thuhet se sanksionet po vendosen për shkak të “mundësimit të mbajtjes së referendumeve të rreme të Rusisë dhe përpjekjeve për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës”.

Gjithashtu u tha se në shkurt të atij viti, Këshilli i Federatës Ruse kishte miratuar njëzëri kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Dokumenti thekson, po ashtu, se anëtarët e Këshillit të Federatës miratuan një ligj, sipas të cilit mund të burgoset kushdo që publikon atë që autoritetet ruse e konsiderojnë si informacion të rremë në lidhje me pushtimin e Ukrainës, që Kremlini e quan një “operacion ushtarak special”.

Tre deputetë rusë, të cilët ishin mysafirë të Kuvendit të Serbisë, janë sanksionuar nga Britania e Madhe dhe Ukraina.

Cilat janë mesazhet e takimit të deputetëve serbë dhe rusë?

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, para anëtarëve të delegacionit rus ripërsëriti qëndrimet e politikës zyrtare, njoftoi kabineti i tij.

Elena Afanasyeva, e cila kryeson delegacionin rus, tha se qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk do të ndryshojë.

Rusia, ashtu sikurse Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Beogradi llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Delegacioni nga Moska është pritur edhe nga disa anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Rusinë në Parlamentin e Serbisë.

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, anëtar i koalicionit qeverisës, Igor Braunoviq, i cili është në krye të këtij grupi miqësie, thotë se ai ka 98 anëtarë dhe se kjo flet për “rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare” me kolegët nga Rusia.

Braunoviq, siç njoftoi Parlamenti i Serbisë, i ka falënderuar deputetët rusë për mbështetjen e tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Ai shtoi se marrëveshjet për energjinë, si dhe bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor, janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, por kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të diversifikuar burimet e saj të furnizimit.

Elena Afanasyeva vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve mund të nxisë bashkëpunim më të ngushtë ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Ndër të paktët anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Rusinë, të cilët u takuan me delegacionin rus, ishin deputetët e lëvizjes së djathtë, Dveri, Ivan Kostiq dhe Borko Pushkiq.

Në mars, ata vizituan Dumën ruse dhe më pas shprehën mendimin se plani evropian ishte “shkatërrues për Serbinë”.

Lëvizja e djathtë, Dveri, e kundërshton planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin në shkurt e pranuan presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesit e Dverit ishin ndër organizatorët e protestave të krahut të djathtë në Beograd gjatë marsit kundër planit evropian.

Kush janë deputetët rusë të sanksionuar?

Elena Afanasyeva është anëtare e Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështje Ndërkombëtare dhe kryeson Grupin për bashkëpunim të Këshillit të Federatës me Parlamentin e Serbisë.

Afanasyeva, sipas The Moscow Times, ishte ndër autorët e ligjit që në dhjetor të vitit 2012 vendosi ndalesë për qytetarët amerikanë që të birësonin fëmijë jetimë nga Rusia.

Ajo është anëtare e Partisë ultra-nacionaliste Liberale Demokratike të Rusisë. Themelues dhe kryetar afatgjatë i kësaj partie deri në vdekjen e tij ishte Vladimir Zhirinovski.

Në faqen e saj zyrtare shihet se pas pushtimit, ajo ka vizituar edhe Donbasin, territorin ukrainas të aneksuar nga Rusia.

“Sot jemi në Donbas. Kemi sjellë qindra kilogramë ndihma humanitare”, ishte njoftimi i publikuar në faqen e saj në mars të vitit 2022.

Andrej Chernyshev është anëtar i Bordit të Këshillit të Federatës për Politikë Sociale.

Ai ka qenë anëtar i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, e cila ka mbështetjen e Kremlinit, që nga viti 2008.

Ai është edhe anëtar i Bordit të drejtorëve të klubit të ragbit CSKA.

Vladimr Krugli është anëtar i Komitetit të Këshillit të Federatës për organizimin e veprimtarive parlamentare. Ai është anëtar i partisë Rusia e Bashkuar.

Olesja Padolina u prezantua si këshilltare kryesore e Drejtorisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës, gjatë takimeve në Beograd më 19 prill./ REL



Ju sugjerojmë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

5 Qershor, 2025 4:38 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Para
Ministri i jashtëm suedez kërkon zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ministri i jashtëm suedez kërkon zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kulla: Çmimi i naftës do të shkojë 5 mijë Lekë

Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel fushatën zgjedhore, vendi ku dot mbahet mitingu

“Bashkë Fitojmë” ankimon vendimin e KAS, kërkon emrin e Berishës në fletën e votimit
















TE FUNDIT

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
5 Qershor, 2025

Në seancën e sotme plenare është diskutuar ndër të tjera edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës...

Lexo më shumë

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
5 Qershor, 2025

Një 63-vjeçar është arrestuar në Itali pasi hiqej si mjeku u Papa Gjon Palit II dhe 54 kardinalëve. I arrestuari...

Lexo më shumë

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
5 Qershor, 2025

Interi ka prezantuar fanellën e re të sezonit 2025/2026. Fanella do të vishet në ndeshjen e dytë të fazës së...

Lexo më shumë

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
5 Qershor, 2025

Në përgjigje të kërcënimit që paraqet Rusia, NATO ka miratuar rritjen më të madhe të armatimit që nga Lufta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com