Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti prish qetësinë të hënën me sesionin e ri. Rama mbledh Kryesinë, Basha aleatët dhe grupin

2018/09/02 at 3:36 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Parlamenti prish qetësinë të hënën me sesionin e ri. Rama mbledh Kryesinë, Basha aleatët dhe grupin

Pas një qetësie prej më shumë se 4 javësh, politika pritet t’i rikthehet zhurmës këtë të hënë. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur tashmë urdhrin për të nisur sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit, siç e kërkon edhe Kushtetuta. Seanca e parë plenare, që është vetëm ceremoniale, pritet të nisë rreth orës 17:00.


Por, në selitë e partive politike kryesore lëvizjet pritet që të nisin që në orët e para të ditës. Socialistët do të nisin punë herët, me një mbledhje Kryesie të parashikuar për në orën 9 të mëngjesit të së hënës. Në fokus janë përgatitjet për garën e ardhshme elektorale.

Në këtë sens, pritet që Kryesia të zyrtarizojë thirrjen e Asamblesë Kombëtare për të premten e 7 shtatorit. Në këtë mbledhje, kryeministri Rama do të vendosë përfundimisht nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ndonëse burimet nga PS tregojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë.

Nga ana tjetër, në selinë blu Lulzim Basha do të takojë aleatët e tij dhe do të mbledhë grupin parlamentar të PD-së rreth orës 10. Ai nuk ka pranuar të tregojë cila do të jetë qasja e demokratëve me Parlamentin, institucion me të cilin selia blu ka pasur një marrëdhënie të kushtëzuar gjatë muajve të fundit.

Sinjalin e parë, PD do ta japë mesditën e së hënës, kur do të shihet nëse do të shkojë apo jo në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku miratohet edhe kalenderi i punimeve të Kuvendit. Sipas një draftkalendari që ka dalë në media, mazhoranca parashikon që më 13 shtator të kalojë në seancë dekretin e presidentit Meta, që ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën projektit të ri të Teatrit Kombëtar, duke shembur godinën ekzistuese.

Ndërkohë që mazhoranca e ka të bërë publik që në korrik se do ta rrëzojë dekretin presidencial, opozita ka paralajmëruar se e konsideron këtë kapërcim të një “vije të kuqe”./t.ch/

 

Etiketa: nis te henenparlamentirama dhe basha


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Kush e vrau biznesmenin në Shkodër? 30 të shoqëruar në polici

3 pista hetimi për vrasjen në Shkodër, familjarët mohojnë konfliktet

Berisha: Ja 13 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Denoncimi/ Berisha: Kush është vrasësi me pagesë i lidhur me qeveritarë të lartë

Ekskluzive/ Vuçiç: Ndjehem fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe

Vuçiç përsërit: E vështirë të gjejmë zgjidhje për Kosovën
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}