parlamenti ende nuk është mbledhur, edhe pse i njoftuar për në orën 10:00. Ndryshimet në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike”, pritet të jetë një nga pikat e nxehta të diskutimit sot në seancën plenare. Po kështu deputetet e djathtë pritet të flasin edhe për zgjedhjet e Dibrës dhe problematikën që u konstatua aty.
Pjesë e axhendës është edhe ratifikimi i dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet palës shqiptare dhe Kfë Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec III”. Krahas tyre, pjesë e debatit të sotëm në parlament pritet të bëhen dhe temat nga aktualiteti, si zgjedhjet e pjesshme në Dibër, pranimet në universitete, etj.