Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë

2022/10/22 at 3:21 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit.

Dyzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiç, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviç. Abazoviç akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë.

Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviç, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion.Gjukanoviç ka udhëhequr Malin e Zi në pavarësimin nga Serbia më 2006 dhe ka anëtarësuar vendin në NATO më 2017.

Qeveria e Abazoviçit është në detyrë, pasi Parlamenti votoi një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit në gusht të këtij viti. Abazoviç, që udhëheq Lëvizjen URA, fillimisht kishte pasur qëndrim pro-perëndimor, por nisi të ndiqte një politikë më pro-serbe kur erdhi në pushtet përmes ndryshimit të koalicionit qeverisës në prill.

Në gusht, Abazoviç nënshkroi një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe që nuk njeh identitetin e Malit të Zi si shtet i veçantë. Ai argumentoi se marrëveshja me Kishën do të ndihmonte në tejkalimin e ndarjeve të thella të brendshme. Nënshkrimi i marrëveshjes u kritikua nga forcat politike pro-evropiane në Mal të Zi. Zgjedhjet e reja ende nuk janë thirrur sepse nuk ka shumicë në Parlament.

Ndërkaq, zgjedhjet lokale do të mbahen në 14 komuna më 23 tetor, përfshirë edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Një konsensus për zgjedhjet e reja, që potencialisht do të mund të mbaheshin në janar, pritet të arrihet pas zgjedhjeve lokale. Një raport i Komisionit Evropian, që u publikua më herët gjatë këtij muaji, tha se ligjvënësit në Mal të Zi kanë dështuar të tregojnë përkushtim për përmbushjen e reformave që do ta sillnin shtetin më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht se Mali i Zi ka statusin e shtetit kandidat./REL

Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Video/Ish-Presidenti kinez nxirret jashtë nga Kongresi i Partisë Komuniste

Video/Ish-Presidenti kinez nxirret jashtë nga Kongresi i Partisë Komuniste

Liverpool mundet nga ekipi i vendit të fundit

Liverpool mundet nga ekipi i vendit të fundit

Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë evakuime të popullatës

Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë evakuime të popullatës

TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com